Eliza Dushku ndryshon drejtim! Një dekadë pas aktrimit, aktorja nis karrierë të re
Eliza Dushku po hyn në një kapitull të ri të karrierës së saj, tetë vjet pasi i tha lamtumirë aktrimit.
Aktorja me origjinë shqiptare e njohur më së miri për rolet e saj në “ Bring It On” dhe “Buffy the Vampire Slayer” , zbuloi në një postim të ri në Instagram se kohët e fundit u diplomua në Universitetin Lesley.
“Diplomimi im në master (!!) më duket më shumë sesa një arritje – më duket si një thirrje e thellë e realizuar. Rritje, energji dhe pasion i vërtetë – i manifestuar”, e nisi postimin e saj Eliza.
Eliza mori masterin në Këshillim Klinik të Shëndetit Mendor. Ajo është e certifikuar në terapi të asistuar nga psikedelikë.
“Pas gati një dekade pune të brendshme dhe ndërtimit të një jete të re, jam shumë mirënjohëse për këtë moment. Vetes sime më të lartë – që bëtë këtë hap të egër larg gjithçkaje që dija dhe e bëtë realitet. Djemve të mi – për sakrificat e vogla që bëtë dhe dashurinë që dhatë, çdo ditë për të nderuar dhe mbështetur këtë ëndërr. Dhe familjes sime, miqve – të rinj dhe të vjetër – kolegëve/shokëve të klasës, profesorëve/mësuesve dhe komunitetit, u shpreh mirënjohje: që më mbështetët, më inkurajuan ditë për ditë dhe më dhanë hirin, forcën dhe hapësirën për të hyrë plotësisht në këto vite të kaluara të trajnimit klinik”, tha ajo.
Eliza e ka quajtur karrierën e saj të re “thirrjen e saj të vërtetë”.