Sat, Jun 28, 2025

Fero dhe Arbenita përplasen në gjykatë, çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura mes ish-çiftit! Në “luftë” për kujdestarinë e Ninës, modelja i jep mbiemrin e saj vajzës

  • PublishedJune 28, 2025

Reperi i njohur Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, janë përballur gjatë kësaj jave në Gjykatë në një seancë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut. Sipas disa raportimeve, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave apo publikun.

Screenshot_16

Ende nuk dihet se cilat ishin çështjet konkrete të trajtuara në seancë, ndërsa pritet që ditët në vijim të sjellin më shumë informacion mbi këtë proces gjyqësor që po ndiqet nga afër nga publiku. Vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli.

arbenita ismajli

Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor. Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.

arbenita ismajli2

ish-partneren se ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen për kujdestari, duke theksuar se kalojnë muaj pa pasur mundësinë ta shohë të bijën. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj.

arbenita ismajli4

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehet ai. Me anë të një postimi në Instagram, reperi ka publikuar momente të tij me Ninën si edhe përbri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.

arbenita ismajli2

“Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij,” shkruan Fero.

fero arbenita ismajliarbenita ismajliarbenita ismajli1arbenita ismajli3arbenita ismajliarbenita ismajli1arbenita ismajli5arbenita ismajli3arbenita ismajli4arbenita ismajli5arbenita ismajli7arbenita ismajli8arbenita ismajli9arbenita ismajli10arbenita ismajli11arbenita ismajli1arbenita ismajli2arbenita ismajli3arbenita ismajli, fero (9)arbenita ismajli, fero (7)arbenita ismajli, fero (4)arbenita ismajli (2)arbenita ismajli, fero (4)arbenita ismajli, fero (2)arbenita ismajli (10)arbenita ismajli (4)arbenita ismajli (1)arbenita ismajli (2)arbenita ismajli fero (2)