Sat, Jun 28, 2025

Pse donte Kate Hudson të shkëputej nga prindërit në moshën 16-vjeçare?

  • PublishedJune 28, 2025

Pse donte Kate Hudson të shkëputej nga prindërit në moshën 16-vjeçare?

Aktorja 46-vjeçare Kate Hudson, zbuloi se kur ishte 16 vjeçe, kishte marrë një rol ku i kërkohej të shkëputej ligjërisht nga prindërit e saj, Goldie Hawn dhe Bill Hudson, për të punuar si e rritur.

“Mamaja ime tha: ‘Jo – kjo s’ka për të ndodhur kurrë’”, tregoi Kate me humor gjatë një paneli në Newport Beach TV Fest.

Por gjithçka ndryshoi kur u përzgjodh për një rol në serialin ikonik Party of Five, që ishte një ëndërr për adoleshenten e atëhershme.

“E kisha obsesion atë serial. S’mund ta besoja që do isha pjesë e tij, qoftë edhe për dy ditë xhirim,” tha ajo, duke shtuar se nëna e lejoi ta bënte këtë përvojë të parë.

Në atë kohë, ajo interpretoi Cory-n, kolegen e personazhit Justin, dhe kujton se ekipi ishte i ëmbël dhe i kujdesshëm me të.

Ndonjëherë mjafton një “po” e vogël për të nisur një ëndërr të madhe…