Sat, Jun 28, 2025

Sulmet e opozitës, Bido: Janë pjesë e baltosjes 34-vjeçare, ndodhen në rezultatin më minimal

  • PublishedJune 28, 2025

Sulmet e opozitës, Bido: Janë pjesë e baltosjes 34-vjeçare, ndodhen në rezultatin më minimal

Ardit Bido, i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku foli për sfidën e tij të re në politikë, që nis zyrtarisht në shtator.

I pyetur nga moderatorja Nisida Tufa mbi sulmet publike ndaj tij nga Flamur Noka dhe Sali Berisha, për periudhën kur ai drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Bido u shpreh se i sheh ato si pjesë të një kulture të vjetër politike.

Bido theksoi se rezultatet e 11 majit treguan se qytetarët kërkojnë një model të ri përfaqësimi

Bido: Besoj se këto zgjedhje edhe 3-4 zgjedhje e fundit, rrëfejnë nevojën e qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar modelin politik, drejt debatit të ideve, duke u shmangur nga sulmet personale të pabazuara. Këtë gjë nuk e ka kuptuar ende opozita shqiptare. Prandaj ndodhet në këtë rezultat, më minimalin. Sulmi, insinuata, e bërë nga Berisha dhe e riartikuluar nga Noka në seancën e fundit është një rast i tillë.

Është pjesë e përbaltjes. Nuk shkon në rastin në konkret sepse zoti Noka ka marrë përgjigje dhe informacion si çdo qytetar në institucionin që kam patur fatin të drejtoj në 9 vite. Është një insinuatë që tregon elementin e përbaltjes. Sepse bëhet fjalë për një dokument të digjitalizuar në vitin 2001. Fatkeqësisht politika shqiptar në 34 vite tranzicion është mësuar me baltje.

Ajo që shoh në proceset zgjedhore, do ishte mirë që elita politike të mendonte se ky mandat është integrues, të ndryshojmë modelin politik. Ta bëjmë si parlament të vendeve të zhvilluara. Ku shkollat shkojnë dhe ndjekin seancat. Është një mjedis ku duhet të ishte debat idesh. Kemi turp që seancat ti shohin fëmijët tanë. Do ishte mirë nga shtatori të kemi këtë ndryshim cilësor etik.