“Fast & Furious” mbyllet aty ku nisi, rrugët e LA-së, garat dhe rikthimi prekës i Brian O’Conner
Në FuelFest në Los Angeles, Vin Diesel konfirmoi se filmi i fundit i sagës do të publikohet në prill 2027 dhe do të sjellë sërish garat rrugore, netët e nxehta të LA-së dhe atmosferën origjinale që e bëri këtë seri ikonike.
Surpriza më e madhe? Dom Toretto do të ribashkohet me Brian O’Conner, personazhin legjendar të Paul Walker. Rikthimi i tij pritet të realizohet përmes teknologjisë VFX dhe pamjeve arkivore.
Nga një film rreth DVD-ve të vjedhura, “Fast & Furious” u kthye në një spektakël global me aksion dhe makina fluturuese. Por fundi do të jetë një homazh për fillimet: makina, shpejtësi dhe… familje.
Sepse në fund të ditës, gjithmonë ka qenë për familjen.