Fri, Dec 26, 2025

Jo më duhan në plazhe dhe stacione autobusi, masa të reja kundër pirjes së cigares

Jo më duhan në plazhe dhe stacione autobusi, masa të reja kundër pirjes së cigares
  • PublishedJune 29, 2025

Në ditët në vijim, pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha parqet, plazhet, ambientet sportive, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë shkollave, si pjesë e një fushate të re të Francës për të kufizuar ndikimin e duhanpirjes në hapësirat publike dhe veçanërisht tek fëmijët.

Vendimi vjen në një vend ku, për dekada, duhani është glamorizuar në kulturën popullore dhe kinematografi, duke u bërë pjesë e identitetit kombëtar francez. Megjithatë, autoritetet shëndetësore janë të vendosura të ndryshojnë këtë perceptim.

“Në Francë ende mbizotëron mentaliteti që thotë: ‘kjo është një ligj që kufizon lirinë,’” u shpreh Philippe Bergerot, president i Lidhjes Franceze Kundër Kancerit, për agjencinë Associated Press.

Sipas tij, qëllimi i këtij ndalimi nuk është t’u ndalohet njerëzve të pinë duhan, por të kufizohet përdorimi i tij në mjedise ku ekspozimi pasiv mund të dëmtojë të tjerët, veçanërisht të miturit.

“Ky është një hap drejt asaj që ne e quajmë ‘denormalizim’ – sepse në mendjet e shumë njerëzve, pirja e duhanit ende shihet si diçka normale,” shtoi Bergerot.