Lajmi i fundit/ Trup i pajetë gjendet në detin e Durrësit, dyshohet se është mbytur
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Rreth orës 14:30, në zonën e njohur si “Sektori Rinia”, është gjetur në det trupi i pajetë i një burri rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri është mbytur, por rrethanat e sakta ende nuk janë sqaruar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.