Pas divorcit, kryebashkiaku Erion Isai zbulon dashurinë e re dhe marrëdhënien me ish-bashkëshorten!
Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, njëherësh aktor dhe regjisor, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij personale, duke folur hapur për përjetimet pas divorcit dhe marrëdhënien me vajzat e tij.
Në një rrëfim të sinqertë, Isai u shpreh se faza më sfiduese ka qenë përshtatja me realitetin e ri familjar, ku vajzat ndajnë kohën mes dy prindërve.
“I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre më vete dhe me ty më vete… Por është një shkallë që ti e bën dhe ecën”, tregoi ai.
Kryebashkiaku theksoi se raporti me vajzat është shumë më i thellë se sa kufizimet që mund të përcaktojë një vendim gjykate.
“Marrëdhënia ime me vajzat është përtej ditëve të caktuara nga gjykata, përtej detyrimeve dhe kuotave të caktuara. Është një marrëdhënie e shkëlqyer”, tha ai.
Kur u pyet mbi arsyet e ndarjes, Isai zgjodhi të mos rikthehej në të kaluarën: “Arsyet e divorcit janë një kapitull që nuk dua të rimbush portalet… Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon.”
Në lidhje me jetën sentimentale, ai zbuloi se zemra e tij nuk është bosh.
“Nuk ka asnjë artist që jeton pa dashuri. Po, kam një vajzë në jetën time”, u shpreh Erion Isai në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ndërsa për një deklaratë të ish-bashkëshortes së tij në rrjete sociale, ku thuhej se “është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin”, Isai reagoi me maturi: “Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëj kurrë një koment për të.”