Sun, Jun 29, 2025

Zjarr masiv në tregun ambulant të plazhit në Durrës, përfshihen mbi 20 dyqane me struktura llamarine

  • PublishedJune 29, 2025

Zjarr masiv në tregun ambulant të plazhit në Durrës, përfshihen mbi 20 dyqane me struktura llamarine

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë kapluar dhjetëra dyqane të ndërtuara me struktura llamarine, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit turistik.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

zjarr ne treg

Nuk ka raportime për persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.