Mon, Jun 30, 2025

Bieta Sulo largohet nga ‘Top Channel’?

  • PublishedJune 30, 2025

Bieta Sulo largohet nga ‘Top Channel’?

Në një kohë kur rrjeti është përfshirë nga lajme të pakonfirmuara për një largim të mundshëm të saj nga televizioni ku ka ndërtuar një karrierë 20-vjeçare, Bieta Sulo ka vendosur të reagojë publikisht, drejtpërdrejt nga studioja e “Ftesë në 5”.

Moderatorja, autore dhe një nga figurat më të dashura të pasditeve televizive, e nisi emisionin e së hënës me një mesazh të qartë: ajo nuk po largohet nga “Top Channel”.

“Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por këtu jam dhe do jem në Top Channel”, tha Bieta, ndërsa falenderoi publikun për mbështetjen shumëvjeçare dhe ndau me ta emocionin për 20-vjetorin e saj në këtë ekran.

“Më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Madje dhe skenografët më pyetën sot: ‘A ta vazhdojmë punën?’” – tregoi ajo me humor.

Por në vend të një fundi, ajo premton një fillim të ri.

“Nga shtatori jo vetëm që do të jemi sërish bashkë, por po përgatitet një skenografi e re dhe do të vijmë me më shumë energji, pas 7 viteve të suksesshme që kemi kaluar”, përfundoi Sulo.