Mon, Jun 30, 2025

Ditë ideale për plazh, temperatura deri në 38 gradë! Parashikimi i motit për sot

  • PublishedJune 30, 2025

Ditë ideale për plazh, temperatura deri në 38 gradë! Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

moti

Sipas parashikimeve të SHMU, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore lindore priten vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të ndjeshëm në temperaturat apo kushtet e përgjithshme.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje dhe veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë intensitet, duke arritur herë pas here deri në 10-16 metra në sekondë.

Deti pritet të jetë i qetë deri mesatar, me një valëzim që do të variojë nga 1 deri në 3 ballë.

Kushtet e favorshme atmosferike pritet të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës, duke e bërë ditën e Hënë të përshtatshme për aktivitete në natyrë, plazh dhe udhëtime.

Screenshot_4Screenshot_5