“Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?
Ndërsa Katy Perry është rikthyer me albumin e saj “143”, kënga “Truth” ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave të saj, pasi përmban aludime dhe besohet se flet për ndarjen e saj të fundit nga Orlando Bloom. Kënga, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi teksti i saj duket se pasqyron zhgënjimin dhe tradhtinë që Katy përjetoi pas pothuajse një dekade lidhjeje me aktorin.
Në tekstin e saj, Katy Perry duket se po merret me të vërtetën dhe distancën që lindi në lidhje: “Dua ta di të vërtetën, edhe nëse më dhemb”, “Kam një vizion që më mban zgjuar natën, intuita ime më thotë se diçka nuk shkon”, “Nuk do të më japësh kodin e celularit, që të mos fillojë një sherr, sillesh ndryshe, më trego çfarë po të kalon nëpër mendje?”.
Ndërsa kënga vijon, Katy Perry tregon se si dhimbja u shndërrua ngadalë në forcë, duke deklaruar: “Shikohem në pasqyrë, shoh dikë të qetë dhe të fortë… ”. Megjithatë, pavarësisht këtyre teksteve, aludimet zbulojnë një tension më të thellë emocional, me fansat që pyesin veten nëse kënga i kushtohet Orlando Bloom.
Fansat e këngëtares në mediat sociale nxituan të komentonin: “A është për Orlandon?”, “Kush është këtu pas thashethemeve të ndarjes?” dhe “A bëri ai diçka? Kjo këngë tingëllon kaq ndryshe tani”.
Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë njoftuar ndarjen e tyre pas gjashtë vitesh fejesë dhe pavarësisht se kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy. Edhe pse ndarja u përshkrua si miqësore, pati raportime për tensione prapa skenave gjatë turneut të Katy Perry-t.