Mon, Jun 30, 2025

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën punëtori i ndërtimi në Berat

  • PublishedJune 30, 2025

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën punëtori i ndërtimi në Berat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një punonjës ndërtimi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Viktima është identifikuar si R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili punonte për një firmë ndërtimi në zonë. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.