Mon, Jun 30, 2025

Kombëtarja e njohur beson te trajneri, rinovohet kontrata

  • PublishedJune 30, 2025

Kombëtarja e njohur beson te trajneri, rinovohet kontrata

Turqia beson te trajneri Vicenzo Montella. Palët kanë gjetur së fundmi akordin dhe do të vijojnë bashkëpunimin edhe për 3 vite. Montella do drejtojë këtë ekip deri në Euro 2028.

“Jemi këtu prej përafërsisht 2 vitesh, për sa di unë, kemi parë 689 ndeshje nga stadiumet gjatë kësaj kohe.

Tani jemi të fokusuar te kualifikueset e Kupës së Botës. Jemi në një nga grupet më të vështira. E dimë se duhet të japim më të mirën çdo herë.

Synojmë që të realizojmë ëndrrat tona, duke dhënë më të mirën”- tha Montella.

 

Tekniku italian ka udhëhequr këtë ekip në 23 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.74 pikë për takim.


AlbaniaWeb.net