Mon, Jun 30, 2025

Operacion në Sarandë: Zbulohet një skaf i vjedhur në Greqi! U nxor nga deti me vinç, autorët në kërkim

  • PublishedJune 30, 2025

Operacion në Sarandë: Zbulohet një skaf i vjedhur në Greqi! U nxor nga deti me vinç, autorët në kërkim

Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion intensiv 24-orësh, pas informacioneve operative për një rast të dyshuar vjedhjeje në ujërat greke.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti lundrues dyshohet se është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe më pas është transportuar ilegalisht në territorin shqiptar.

Skafi është lokalizuar dhe sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte sjellë me kamion pasi më herët ishte nxjerrë nga deti me ndihmën e një vinçi.

Burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar dhe ndaluar drejtuesi i vinçit, shtetasi E. D., banues në fshatin Gjashtë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë me intensitet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.