Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, avokati i Berishës flet për kërkesën e gjyqtares për dorëheqje: Nuk mendoj se do të ndikohet nga…
Avokati i kryetarit të PD-së Sali Berisha, Genc Gjokutaj, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani ndaj Berishës.
Gjokutaj tha se seanca u shty sot për shkak të mos njoftimit të Berishës.
Avokati u ndal te kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë në dosjen Partizani.
Ai tha se vendimi nëse do pranohet ose jo dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, i përket kryetarit të gjykatës.
Gjithashtu ai tha se nuk mendon se gjyqtarja për deri sa mban ende postin, do të ndikohet nga kushërira e saj, deputetja demokratë, Andia Ulliri.
“Nuk mendoj se ajo do ndikohet nga Andia dhe Andia do të bëhet theror për zotin Berisha që ti thotë ti ske për të dënuar liderin tim”, tha avokati i Berishës.
Genc Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë. Sot u shty për arsye se një nga shkaqet ishte mos njoftimi i Berishës, por nuk është ky shqetësimi.
Nesër Gjykatat e Apelit nuk do të gjykojë që është takuar Jamarbër me zotin Berisha apo jo dhe kanë folur për këtë. Këtë lojë këta me komunikimet e bëjnë. Gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen 3 javë më parë.
Këtë vendim nëse do pranohet ose jo dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, e vendos kryetari i gjykatës në përjashtim nga rasti kur e kërkojmë ne përjashtimin e një gjyqtari, ose prokurori.
Ky problem është i tillë që këtë e shqyrton kryetari i gjykatës.
Gjykata nuk po shprehet se çfarë do bëjë me atë gjyqtare.
Nuk mendoj se ajo do ndikohet nga Andia dhe Andia do të bëhet theror për zotin Berisha që ti thotë ti s’ke për të dënuar liderin tim.