Silvinjo i besoi në kualifikueset e Botërorit, futbollisti i Kombëtares transferohet te gjigantët e…
Adrion Pajaziti do të firmosë me Hajduk Split. Mesfushori 22-vjeçar do të qëndrojë kështu në Kroaci, pasi përfundoi aventurën me Goricën.
Fulham është i gatshëm të heqë dorë nga kartoni i tij, por me një kusht. Klubi i Premier Ligë do mbajë përqindje nga kartoni, shifër që aktualisht tregohet në 50%.
Në anën tjetër, Pajaziti pritet të përfitojë 250 mijë deri në 300 mijë euro në sezon. Kujtojmë se futbollisti debutoi me Kombëtaren në këto kualifikuese të Botërorit.
Pajaziti mori minuta pikërisht ndaj Anglisë dhe më pas përballë Andorrës. Tashmë është gati për hapin e radhës në karrierë.
PANORAMASPORT.AL