Tue, Jul 1, 2025

Tak Fak “zbarkon” në bregdetin e Sarandës! Turistët e huaj të dashuruar pas Shqipërisë: Ky vend është parajsë

  • PublishedJune 30, 2025

Tak Fak “zbarkon” në bregdetin e Sarandës! Turistët e huaj të dashuruar pas Shqipërisë: Ky vend është parajsë

Emisioni “Tak Fak” ka shkuar këtë herë në jugun e Shqipërisë, në bregdetin e bukur të Sarandës.

Marseli i Tak-Fak i veshur me kostum popullor u takua në Sarandë me turistë, shumica prej tyre të huaj.

Marseli u prit në Sarandë nga një grup me veshje tradicionale dhe me iso polifonike: “Në Labëri rakia ikën lart e kënga ikën poshtë.”
Për të ditur se kush shpenzon me shumë në Sarandë, turistët e huaj apo turistët shqiptarë, a kemi rritje të çmimeve, Marseli bëri VOX kryesisht te bizneset dhe njëkohësisht sjell vox dhe atmosferë nga anijet që eksplorojnë brigjet e Sarandës.

Sipas bizneseve, raporti të huaj-shqiptar është i balancuar, por me tendencë për më shumë të huajt.

Gjatë udhëtimit Marseli ka qenë pjesë e club-eve të natës, shkuma party dhe punësimit të të huajve kryesisht nga Egjipti.

“Ne do pijmë deri sa të dehesh që edhe të flesh këtu….”, “Në Labëri rakia ikën lart e kënga ikën poshtë…”, “Mirëpresim mikun me iso…”, “Premtoj që do të vij prapë në Sarandë !”, “Ky vend është PARAJSE !”

Kthim në anije dhe shkuma party. Zbritja nga anija dhe hipja në nëndetëse: “Është e vetmja gjysmënëndetëse në territorin e Shqipërisë.”

Jeta e natës: “Prurjet më të mëdhaja janë të huajt”, “Me çmimet kemi ruajtur kurbën standarde në raport me vitin e shkuar përveç evenimente të veçanta,”, “Çmimet kanë disa standarde, por unë besoj që ata që vijnë këtu vijnë për qejf”, “Raporti midis shqiptarëve dhe të huajve është i balancuar.

Por shumica të huaj dhe këtë vit kanë ardhur dhe nga vende që nuk kanë ardhur më parë”, “Birra është fantastike në Shqipëri”

Jeta e natës në anije: “Më shumë ka të huaj.”