Thu, Aug 21, 2025

Artur Meçollari: Deklarata e Trump tregoi qartë se Serbia është kërcënim! Qeveria shqiptare duhej ta mbështeste publikisht

  • PublishedJuly 1, 2025

Artur Meçollari: Deklarata e Trump tregoi qartë se Serbia është kërcënim! Qeveria shqiptare duhej ta mbështeste publikisht

I ftuar në emisionin Log. në News 24, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcave Detare, komentoi deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se kishte parandaluar një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të parë.

Sipas Meçollarit, kjo deklaratë ishte një mundësi që qeveria shqiptare duhej ta kishte shfrytëzuar, duke dalë në mbështetje të qartë të presidentit amerikan dhe duke theksuar rolin destabilizues të Beogradit në rajon.

“Që Serbia është kërcënues i sigurisë në Kosovë, është fakt. Kemi ngjarjen e Banjskës, goditjen e linjës së ujit, gjetje armatimi, terroristë të arrestuar. Serbia ka kapacitet real për destabilizim dhe këtë e ka treguar”, u shpreh Meçollari.

Ai theksoi se mesazhi i Trump – pavarësisht se mund të jetë i ekzagjeruar në formë – ka një bazë reale në përmbajtje, duke qenë se identifikon Serbinë si të vetmen palë në rajon të përmendur për akt lufte nga një president amerikan.

“Serbia e mohoi faktin e luftës, por nuk guxoi t’i kundërvihej Trumpit. Ndërsa qeveritë tona, veçanërisht ajo shqiptare, heshtën. Ky është problemi,” tha ai.

Artur Meçollari: Kur flitet për luftë njerëzit kujtojnë se ushtria rreshtohet dhe futet në territor. Ky është rasti klasik. Por nuk është i vetmi. Mund të jetë dhe përdorimi i forcave paramilitare që ka të njëjtën efekt si akti i luftës. Rezoluta 33 14 e OKB e ka të qartë se kush janë akte lufte. Presidenti e ekzagjeron por ai ka folur për një akt lufte. Mesazhi nxjerr një gjë të qartë se Serbia është destabilizuese e Ballkanit. Është e vetmja që akuzohet për një akt lufte nga presidenti SHBA. Por këtu vijmë te fakti se Serbia e mohoi se ka një akt lufte por nuk iu kundërvu presidenti Trump. Mohoi faktin. Ne ç’duhet bëjmë?

Që Serbia është kërcënues e sigurisë në Kosovë, është fakt. Kemi Banjskën. Kemi goditjen e linjës së ujit. Kemi gjetje armatimi. Terrorist të arrestuar, Serbia ka kapacitet për të destabilizuar Kosovës sepse e ka demonstruar. Deklarata e Trump ka një bazë në kuptimi ne mesazhin që jep. Ne nuk e kapëm. Në fakt këtu është roli. Qeveria e Kosovës ka një sërë kufizimesh në deklarata. I ka duart e lidhur prej KFOR. Por qeveria shqiptare nuk i ka duart e lidhur a për të bërë deklarata. Presidenti Erdogan e bëri një deklaratë në mbështetje të presidentit Trump. Pse qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës nuk e mbështetën këtë deklaratë që të përfitonin nga kjo deklaratë. Qeveria shqiptare duhej ta kishte bërë dhe të kishte dalë në mbështetje të qeverisë së Kosovës.