Çelsi heq dorë nga opsioni i zakonshëm, e ardhmja e Brojës ka vetëm një rrugë
Armando Broja do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare janë lakuar disa emra, ndërsa londinezët kanë vendosur si do veprojnë këtë herë.
Ndryshe nga merkatot e mëparshme, Broja do të shitet nga Çelsi. Për sulmuesin shqiptar nuk ka vend në skuadrën e Enzo Mareskës, që po shikon të përforcohet me emra të tjerë në sulm.
Janë disa lojtarë, njëjtë si Broja, që ndodhen në listën e shitjeve nga Shitjeve. Veiga, Sterling dhe Dizazi bëjnë pjesë ndër të tjerë.
Dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për Brojën, që është përballur me dëmtime që kanë zgjatur. 23-vjeçari mund të largohet përfundimisht nga Anglia, për të shfaqur diku tjetër potencialin e tij.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL