LeBron James, gati për sezonin e 23-të në NBA
LeBron James është njeriu i rekordeve të jashtëzakonshme në NBA, ndërsa pritet që të shënojë një tjetër arritje të pabesueshme në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë. Ylli Lakers do të ushtrojë opsionin e tij të kontratës prej 52.6 milionë dollarësh, duke vijuar të jetë pjesë e Lakers edhe për sezonin 2025-2026.
Vazhdimi në parket do ta bëjë “Mbretin” lojtarin e parë në histori që do të aktivizohet për 23 sezone në NBA, duke kaluar Vince Carter, me këtë të fundit që numëron 22 sezone në NBA. Pasi realizoi ëndrrën, duke luajtur bashkë me të birin, Brony, LeBron James, i cili do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, tani është gati për një tjetër sezon si protagonist.
Ai tashmë është në fazë rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në “play off”, ndërsa vetë lojtar ka bërë të ditur se gjithçka po shkon mirë. “Kam shumë kohë për t’u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ta pushojë trupin dhe të jem i sigurt se do të jem 100 për qind i gatshëm kur të nisin përgatitjet në fund të shtatorit”, u shpreh pak kohë më parë LeBron.
Fjalë që shuajnë dyshimet për të ardhmen e tij në NBA, duke e bërë lojtarin më të ligës. LeBron James do të ketë kohë deri të shtunën pasdite për të vendosur për këtë opsion të kontratës, që do të bënte që ai të përfitonte 580 milionë dollarë në total. Ndërkohë sezoni që po vjen do të jetë viti i parë i plotë me Luka Doncic në ekip dhe LeBron do të kërkojë një tjetër titull me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë. Ai kishte mesatare prej 24.4 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 8.2 asistimeve për ndeshje gjatë në sezonit të fundit në NBA.