Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë
Këtë të martë u zhvilluan disa ndeshje miqësore. Vllaznia pësoi disfatë 4-0 ndaj Olimpia Ljubljana, në sfidën e luajtur në Slloveni.
Dalja me karton të kuq e Jazxhit që në minutat e para komplikoi në maksimum llogaritë, me vendasit që më pas realizuan nga dy gola për secilën pjesë.
Dinamo u mund 2-1 nga Shkëndija në Tetovë. Goli i vetëm për dinamovitët mban firmën e Itodos, ndërsa Krasniqi dhe Kaba nderuan Shkëndijën.
Këto miqësore shihen si teste mjaft të rëndësishme, para ndeshjeve europiane.