Nga Hollywood-i në YouTube: Përplasja e Lively përfshin emra të famshëm të rrjeteve
Blake Lively ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni, të cilin ajo e akuzon për ngacmim seksual dhe hakmarrje, akuza që ai i mohon.
Sipas TMZ, avokatët e Lively kanë nisur thirrje zyrtare ndaj tre emrave të njohur në rrjet: Perez Hilton, Candace Owens dhe Andy Signore, për të mbledhur prova për një fushatë të mundshme njollosjeje nga Baldoni.
Candace Owens reagoi duke thënë se nuk ka marrë ende asnjë thirrje zyrtare dhe ironizoi faktin që lajmi u publikua para se ajo të njoftohej. Ndërsa Hilton dhe Signore nuk kanë komentuar ende.
Ndërkohë, padia kundërpërgjigje prej 400 milionë dollarësh e Baldonit ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, u hodh poshtë muajin e kaluar nga gjykata.
Çështja vazhdon të përfshijë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë Scooter Braun, Taylor Swift dhe Hugh Jackman, të cilët janë përfshirë përmes thirrjeve ose komunikimeve të përmendura në proces.