Tue, Jul 1, 2025

Telefonatë dyorëshe mes Macron dhe Putin! Franca kërkon armëpushim në Ukrainë dhe respektim të marrëveshjeve nga Irani

  • PublishedJuly 1, 2025

Telefonatë dyorëshe mes Macron dhe Putin! Franca kërkon armëpushim në Ukrainë dhe respektim të marrëveshjeve nga Irani

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një telefonatë rreth dy orëshe me presidentin rus Vladimir Putin, në bisedën e parë mes tyre që prej shtatorit 2022. Lajmi u konfirmua nga Pallati Elize dhe u raportua nga agjencia Reuters, duke cituar burime zyrtare franceze.

Në qendër të diskutimit ishte konflikti në Ukrainë, ku Macron kërkoi armëpushim të menjëhershëm dhe nisjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar se një zgjidhje diplomatike është më e domosdoshme se kurrë.

Gjatë bisedës, dy liderët diskutuan edhe për çështjen e Iranit, ku Macron nënvizoi rëndësinë që Teherani të respektojë detyrimet e tij në kuadër të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, si dhe të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Sipas njoftimit, Macron dhe Putin ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të zhvillojnë së shpejti një bisedë të dytë, për të vazhduar koordinimin mbi çështjet më të ndjeshme ndërkombëtare.