Aksident tragjik në aksin Fushë Arrëz-Kryezi, humb jetën 63-vjeçari nga Sllovenia
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë Arrëz-Kryezi, ku një 63-vjeçar nga Sllovenia ka humbur jetën.
Sipas raportimeve, dy turistë sllovenë po udhëtonin me motor kur u përplasën me një automjet. Njëri prej tyre, 63-vjeçari, ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Pukës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe po punon për sigurinë e trafikut në zonë.