Thu, Jul 3, 2025

Fati i Diddy-t në duart e jurisë: Akuzat e rënda që mund ta çojnë drejt burgut të përjetshëm

  • PublishedJuly 2, 2025

Fati i Diddy-t në duart e jurisë: Akuzat e rënda që mund ta çojnë drejt burgut të përjetshëm

Sean “Diddy” Combs po përballet me momentin më vendimtar të jetës së tij. Pas muajsh dëshmish tronditëse dhe akuzash të shumta që e kanë vënë në qendër të një prej proceseve më të bujshme në industrinë muzikore, juria është drejt shpalljes së verdiktit. Por, çështja ende nuk është mbyllur.

Tashmë janë marrë vendime për katër nga pesë akuzat, ndërsa juria nuk ka arritur ende një konsensus për akuzën më të rëndë: organizim kriminal.

Kjo akuzë, që lidhet zakonisht me mafien dhe grupet kriminale të strukturuara, mund ta çojë Combs drejt një dënimi të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ndërkohë, dy akuzat për trafikim seksual mbartin një dënim minimal prej 15 vitesh secila, dhe dy të tjera për transport për prostitucion përballen me deri në 10 vjet burg.

Procesi gjyqësor, që po zhvillohet në New York, ka përfshirë emra të njohur si ish-partnerja Cassie Ventura dhe reperi Kid Cudi, ndërsa dëshmitë kanë hedhur dritë mbi një anë të errët të jetës së artistit.

Aktualisht, Combs ndodhet në paraburgim në Qendrën Metropolitane të New Yorkut që nga shtatori i kaluar. Juria pritet të rikthehet për deliberime më 2 korrik, ndërsa sytë e publikut dhe industrisë së muzikës janë të ngulitur tek vendimi final, që mund të përbëjë jo vetëm fundin e një karriere, por edhe fillimin e një epoke reflektimi për abuzimin e pushtetit në botën e artit.