“Jam i lumtur”, Alonso i kënaqet kualifikimit, buzëqesh edhe Tudor: Turne pozitiv
Botërori i Klubeve ishte një test i fortë për Xabi Alonso-n, por tekniku spanjoll nuk zhgënjen në këto hapa të parë në krye të Real Madrid, arrin të sigurojë një biletë për në fazën çerekfinale, për më tepër pa yllin e këtij ekipi, Kylian Mbappe, me këtë të fundit që zhvilloi minutat e para kundër Juves. Alonso u shfaq i kënaqur pas takimin kundër “Zonjës së Vjetër”, jo vetëm për faktin që kaluan më tej në këtë turne:
“Jemi të kënaqur me këtë rezultat, me paraqitjen e ekipit dhe për faktin që kaluan këtë turn. Në 15 minutat e para hasëm vështirësi, por më pas morëm masa. Ne e dinim që kundër Juves do të ishte e vështirë, por në fund jam i lumtur. Dyshja Garcia-Mbappe? Gonzao ka instinktin e një sulmuesi, është gjithnjë në momentin e duhur, në vendin e duhur, ka qenë perfekt. Mbappe nuk ishte një 100%, por do të ketë kohë të rikuperohet, për ne ai është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Alonso.
Me kokën lart largohet Juventus nga ky turne, me trajnerin Igor Tudor që i bëri komplimente djemve për paraqitjen e bërë në Botërorin e Klubeve:
“Më duhet t’i bëj komplimente djemve pasi realizuan planin që kishim. Ata dhanë gjithçka në këto kushte, në fund të ndeshjes 10 prej tyre kërkuan zëvendësim. Dy ndeshjet e fundit, kundër City dhe Real, do të jenë një mësim për të ardhmen. Në tërësi ku ishte një turne pozitiv pasi përballë kishim ekipe të një niveli shumë të lartë, ishte një eksperiencë e bukur për të gjithë. Tani djemtë duhet të pushojnë për t’u rikthyer fort më pas”, theksoi Tudor në konferencën për shtyp.
()