Wed, Jul 2, 2025

Reali thyen Juventusin, një gol i dërgon në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube (VIDEO)

  • PublishedJuly 2, 2025

Reali thyen Juventusin, një gol i dërgon në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube (VIDEO)

Real Madrid triumfon 1-0 ndaj Juventusit, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa Kolo Muani gaboi përballë portierit që në minutën e tetë, me topin që përfundoi mbi portë.
Pak më vonë provoi edhe Yildiz. Pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në fillimin e pjesës së dytë, Reali mori në dorë situatën dhe realizoi gol me Garcian.

Gol me peshë për Los Blancos, me këta të fundit që e shikojnë veten në çerekfinale të kompeticionit.


AlbaniaWeb.net