Thu, Jul 3, 2025

“Votat shtesë të Ceno Klosit, dyshim për parregullsi”, – Erl Murati: SPAK mund të hetojë

  • PublishedJuly 2, 2025

“Votat shtesë të Ceno Klosit, dyshim për parregullsi”, – Erl Murati: SPAK mund të hetojë

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, komentoi përfundimin e rinumërimit të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar tensionet politike që shoqëruan këtë proces dhe nevojën për një hetim të thelluar nga drejtësia.

Murati u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ishte entuziast për rinumërimin dhe u kishte kërkuar deputetëve të Partisë Socialiste të tërhiqeshin për të shmangur sulmet mediatike në rast se rezultati nuk do të ndryshonte.

Ai përmendi rastin e kandidatit socialist Ceno Klosi si shembull të parregullsive të dyshuara gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se “krimi zgjedhor është një çështje serioze që i takon drejtësisë ta zbardhë”.

Analisti konsideroi rinumërimin si një hap pozitiv për transparencën dhe besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor, por theksoi se prokuroria duhet të hetojë nëse ka pasur manipulime apo gabime njerëzore.

“Nga pikëpamja juridike mbetet për t’u interpretuar se çfarë përbën manipulim apo gabim njerëzor, por në çdo rast prokuroria duhet të hetojë,” përfundoi Murati.