Thu, Jul 3, 2025

Bota e futbollit në zi, mesazhe ngushëlluese anembanë globit për ndarjen nga jeta të Diogo Jota-s, reagon edhe FSHF

  • PublishedJuly 3, 2025

Bota e futbollit në zi, mesazhe ngushëlluese anembanë globit për ndarjen nga jeta të Diogo Jota-s, reagon edhe FSHF

Diogo Jota mbylli sytë ditën e sotme përgjithmonë pas një aksidenti automobilistik që i mori jetën. Së bashku me ish-sulmuesin e Liverpoolit ishte dhe vëllai i tij që gjithashtu humbi jetën.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë botën e futbollit, teksa nuk munguan mesazhet e ndjera drejtuar familjes dhe gjithë botës së futbollit për këtë humbje tragjike.

Klubi i Liverpool ka reaguar në sajtin e tij zyrtar, duke theksuar se ndjehen të shkatërruar për lajmin e ndarjes nga jeta të Diogo Jotas dhe se nuk do të komentojnë më, në respect të dhimbjes së familjes.

Liverpool
 

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur të reagojë për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez.

Reagimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv.

Fshff
 

Ndërkohë UEFA, federate portugeze e futbollit si dhe shumë personalitete të sportit kudo në botë si Cristiano Ronaldo, LeBron James etj nuk kanë munguar të shprehin ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme të futbollistit të Liverpool, Diogo Jota.

Federata Portugeze
 
Uefaaaa
 
Cr7
 


AlbaniaWeb.net