Thu, Jul 3, 2025

Noa Lang një hap larg, Napoli tenton të sjellë edhe Darwin Nunez

  • PublishedJuly 3, 2025

Noa Lang një hap larg, Napoli tenton të sjellë edhe Darwin Nunez

Pas ardhjes së Kevin De Bruyne, tek Napoli nuk kërkojnë të ndalen për t’I dhuruar Antioni Contes një skuadër të kompletuar, me objektivin për të mbrojtur titullin kampion në Itali, e për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz në Evropë.

Emri i radhës që pritet ti bashkohet napoletanëve është ai i Noa Lang, sulmuesit anësor të PSV Eondhoven. Klubi napolitan dhe PSV Eindhoven kanë rënë dakord për shifrat e transferimit të sulmuesit anësor të lindur në vitin 1999 dhe pritet që marrëveshja të firmoset tashmë të enjten. Për të mbyllur operacionin, i cili u përshpejtua pas ofertës së Napolit që i afrohet 30 milionë eurove të kërkuara nga klubi holandez për ish-lojtarin e Brugge, mbetet vetëm të vendoset mënyra e pagesës.

Pas rikthimit dy vite më parë në Hollandë për 12.5 milionë euro, pas aventurës në Belgjikë, Noa Lang u shfaq veçanërisht në sezonin e fundit me PSV, duke fituar edhe ftesën për kombëtaren holandeze. Pas një sezoni me 14 gola dhe 12 asistë, 26-vjeçari dëshiron të provojë një përvojë të re dhe po shtyn fort për t’u transferuar te Napoli.

Por jo vetëm Lang për sulmin. Orët e fundit flitet se vetë presidenti Aurelio DeLaurentis do të marrë përsipër operacion që të dërgon tek sulmuesi urugujan i Liverpool, Darwin Nunez.

Rruga është e vështirë, shifrat janë të larta: 51 milionë paund (60 milionë euro) është kërkesa e Liverpool-it dhe 6 milionë euro në sezon është paga e siguruar nga Reds për lojtarin. Por Napoli nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për David Nuñez, emri që ka qenë gjithmonë në krye të listës për të shoqëruar Romelu Lukaku dhe për të forcuar repartin sulmues që Antonio Conte ka në dispozicion.


AlbaniaWeb.net