Ronaldo Sharka prezanton makinën e re luksoze, ndjekësit: Ku i gjete 160 mijë euro?
Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale blerjen e tij më të fundit: një makinë luksoze Audi RS Q8, vlerësuar me qindra mijëra euro. Me një stil tërheqës dhe një qëndrim plot vetëbesim pranë automjetit, Sharka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Por përveç admirimit për makinën dhe stilin e tij jetësor, komentet nuk kanë munguar as në aspektin kritik. Një ndjekëse i ka shkruar:
“A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje.”
Duket se ndjekësit janë të ndarë mes atyre që e urojnë për suksesin dhe atyre që dyshojnë për burimin e të ardhurave të tij.
https://www.instagram.com/reel/DLnZu-htR-A/?ig_mid=52F55005-BD3E-4BC4-BED6-4F5AA29A907A&utm_campaign=ig_links_xma_control_ni&utm_source=waios