Thu, Jul 3, 2025

Tragjedia që tronditi futbollin: Diogo Jota vdes në aksident, vetëm 10 ditë pas martesës me të dashurën! Mesazhet e fundit të çiftit prekin fansat

  • PublishedJuly 3, 2025

Tragjedia që tronditi futbollin: Diogo Jota vdes në aksident, vetëm 10 ditë pas martesës me të dashurën! Mesazhet e fundit të çiftit prekin fansat

Bota e futbollit është zhytur në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e futbollistit të Liverpooesazheytl-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij 26-vjeçar, André Silva.

Lajmi u konfirmua në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga autoritetet spanjolle, duke tronditur jo vetëm tifozët dhe kolegët, por gjithë opinionin publik.

Tragjedia bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se vetëm 10 ditë më parë, Jota ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Rute Cardoso, në një ceremoni intime në Porto. Në një koment prekës në Instagram pas dasmës, ajo shkroi: “Ëndrra ime u bë realitet”, ndërsa Jota iu përgjigj: “Por unë jam me fat”,  fjali që sot tingëllon si një përshëndetje e fundit.

Aksidenti fatal në Zamora

Sipas shërbimeve të urgjencës në Spanjë, aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në provincën e Zamorës, një rrugë e rëndësishme për ata që udhëtojnë nga Portugalia veriore drejt Spanjës. Mjeti i Jotës, një Lamborghini, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe personelit mjekësor, të dy vëllezërit ndërruan jetë në vendngjarje.

Reagimi i Federatës Portugeze të Futbollit

Vdekja e Jotës u konfirmua zyrtarisht nga Pedro Proença, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, i cili në një deklaratë emocionale tha“Jemi thellësisht të shkatërruar nga vdekja e Diogo Jotës dhe André Silvës. Më shumë se një lojtar i mrekullueshëm, Diogo ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, me një gëzim që e transmetonte kudo.”

Jota, me pothuajse 50 paraqitje për kombëtaren portugeze, ishte një figurë kyçe në futbollin evropian. Ai spikati me talentin e tij në Wolves, përpara se të transferohej te Liverpool në vitin 2020, ku vazhdoi të shkëlqente.

Një jetë dhe një dashuri që u këputën në kulmin e tyre

Çifti i sapomartuar ndante së bashku jo vetëm një dashuri të hershme, por edhe tre fëmijë të vegjël. Martesa e tyre në Porto u përshkrua nga miqtë dhe familjarët si një kurorëzim i një dashurie të pastër, e cila për fat të keq u ndërpre brutalisht vetëm pak ditë më vonë.