Edi Rama feston 61-vjetorin në punë! Pritet me duartrokitje në selinë e PS, dhuratë simbolike nga stafi
Kryeministri Edi Rama ka festuar sot 61-vjetorin e lindjes, por dita e tij ka nisur si zakonisht në punë. Si kreu i Partisë Socialiste, ai është pritur në selinë rozë me duartrokitje nga stafi dhe bashkëpunëtorët më të afërt.
Në shenjë simbolike, Rama ka marrë si dhuratë një tufë me trëndafila të kuq, një simbol tradicional i së majtës.
Atmosfera ka qenë e ngrohtë dhe e thjeshtë, pa bujë, në përputhje me stilin që ai zakonisht ndjek për raste të tilla, duke e mbajtur fokusin te puna dhe angazhimi politik.
4 Korriku, përveçse një ditë simbolike për SHBA-të si Dita e Pavarësisë, përkon edhe me datën e lindjes së kryeministrit shqiptar.