Fri, Jul 4, 2025

Ndarja nga jeta e Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre, dalin në pah detaje nga aksidenti, ja se si familjarët identifikuan viktimat

  • PublishedJuly 4, 2025

Ndarja nga jeta e Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre, dalin në pah detaje nga aksidenti, ja se si familjarët identifikuan viktimat

Prej më shumë se 24 orësh, bota e futbollit është në zi, e shkatërruar emocionalisht pas lajmit të ndarjes nga jeta të sulmuesit portugez të Liverpool, Diogo Jota.

Jota ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së enjtes pasi pësoi aksident në një autostradë në Spanjë. Ai ishte vetëm 28 vjeç dhe udhëtonte në makinë së bashku me të vëllanë, 26-vjeçarin Andre Silva.

Ai la pas tre fëmijë (një foshnjë) dhe gruan me të cilën ka qenë i lidhur që në shkollë. Asi i Liverpoolit dhe vëllai i tij ishin 70 km larg Valladolid dhe po shkonin në Santander. Prej andej, 28-vjeçari do të merrte varkën për në Portsmouth dhe pastaj do të shkonte në Liverpool.

Të martën (8/7) fillon përgatitja e Liverpool dhe futbollisti donte të ishte atje më herët për t’u sistemuar. Santander është 350 km larg nga pika ku ndodhi aksidenti dhe siç tregon raporti, dy futbollistët do të kalonin natën në një motel në zonë dhe do të vazhdonin në mëngjes për në destinacionin e tyre.

Pyetja që duhet të marrë përgjigje është se pse makina luksoze e Zotës u shndërrua në një grumbull metalesh. Dy vëllezërit u dogjën nga zjarri që shpërtheu pas përplasjes dhe nuk mundën të identifikoheshin nga të afërmit e tyre.

Megjithatë, sipas “O Jogo”, prindërit dhe gruaja e Diogo Jotës udhëtuan për në Spanjë, vizituan Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore Zamora dhe identifikuan dy trupat përmes objekteve. Gruaja e futbollistit, me të cilën ai u martua 12 ditë më parë, i konfirmoi numrin e targës autoriteteve.

Vetëm në këtë mënyrë u bë e mendur identifikimi i dy vëllezërve, që do të ngelin të paharrueshëm jo vetëm nga familjarët dhe miqtë e tyre, por anembanë globit.


AlbaniaWeb.net