Fri, Jul 4, 2025

Ndryshimet e vlerave të futbollistëve të Kombëtares, zbuloni cili është i vetmi që ka mbetur në vend

  • PublishedJuly 4, 2025

Ndryshimet e vlerave të futbollistëve të Kombëtares, zbuloni cili është i vetmi që ka mbetur në vend

Në një periudhë ku pjesa dërrmuese e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare ka përjetuar rënie të ndjeshme në vlerën e tyre në tregun ndërkombëtar, por ka edhe nga ata që kanë pësuar rritje, Adrian Bajrami përfaqëson një rast të rrallë stabiliteti, por jo pozitiv për moshën që ka.

-900-0-1734537991xadrian-bajrami-1jpg-792

Mbrojtësi 23-vjeçar i Benfikës ka ruajtur të pandryshuar vlerën e tij prej 1.5 milionë eurosh gjatë gjithë vitit, duke u bërë i vetmi futbollist i kuqezinjve që nuk ka regjistruar as rënie, as rritje.

Kjo mund të shihet si sinjal i besimit që Benfika ka ende tek ai, pavarësisht se Bajrami nuk është një titullar fiks në skuadër. Ai vazhdon të jetë pjesë e planeve të  së ardhmes në Lisbonë, dhe nëse gjen më shumë hapësira, vlera e tij mund të marrë një hov pozitiv.

PANORAMASPORT.AL