Fri, Jul 4, 2025

“Nuk e pranoj që ke ikur, s’e kisha menduar kurrë në këtë mënyrë”, Salah për vdekjen e Jotas: Jam pa fjalë

  • PublishedJuly 4, 2025

“Nuk e pranoj që ke ikur, s’e kisha menduar kurrë në këtë mënyrë”, Salah për vdekjen e Jotas: Jam pa fjalë

Sulmuesi i Liverpool, Momo Salah mbylli përpara kohe pushimet, pas vdekjes së shokut të tij të skuadrës, Diego Jota, në një aksident rrugor. Salah, së fundmi, ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale.

“Jam vërtet pa fjalë. Deri dje, kurrë nuk e kisha menduar se diçka mund të më frikësonte kaq shumë sa ideja për t’u rikthyer te Liverpool pas pushimeve. Shokët e skuadrës vijnë dhe ikin, por jo në këtë mënyrë. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të pranojmë se Diogo nuk do të jetë aty kur të kthehemi.

Mendimet e mia janë me bashkëshorten e tij, me fëmijët, dhe sigurisht me prindërit që humbën papritur djalin. Të afërmit e Diogos dhe vëllait të tij André kanë nevojë për çdo mbështetje që mund të kenë. Kurrë nuk do të harrohen.”- shkruajti Salah.


AlbaniaWeb.net