Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet
Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një foto të re, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli të panjohur. Në imazhin e realizuar në plazh, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa personi në krah të saj mbetet i fshehtë, në foto duken vetëm flokët e tij, pa asnjë detaj tjetër që ta identifikojë.
Postimi, i cili është përhapur me shpejtësi në rrjet, nuk shoqërohet me asnjë shpjegim apo etiketim nga ana e Ronelës, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme, me shumë prej tyre që e përshëndesin çiftin e ri dhe e urojnë për dashurinë.
Edhe pse vetë artistja nuk ka konfirmuar asgjë, buzëqeshjet dhe afërsia në foto kanë bërë që ndjekësit të jenë pothuajse të bindur: Ronela po përjeton një romancë të re.