Sat, Jul 5, 2025

Al Pacino sërish në shoqërinë e një vajze të re, çfarë fshihet pas darkës misterioze?

  • PublishedJuly 5, 2025

Al Pacino sërish në shoqërinë e një vajze të re, çfarë fshihet pas darkës misterioze?

Pas ndarjes nga producentja Noor Alfallah, me të cilën ka edhe një djalë, Al Pacino është parë sërish në shoqëri femërore dhe nuk bëhet fjalë për një emër të panjohur.

Aktori legjendar i Hollywood-it është fotografuar në një darkë private në Romë me gazetaren italiane Caterina Di Terlizzi, 28 vjeçe. Dyshja dukeshin të afërt gjatë darkës, dhe në një moment, Pacino është parë duke u puthur në faqe nga gazetarja, një gjest që u kap nga paparacët dhe u përhap me shpejtësi në rrjete.

Fotoja ka ndezur komentet online, me disa që spekulojnë për një lidhje të mundshme mes tyre, ndërsa të tjerë kërkojnë të mos nxirren përfundime të parakohshme.
“Ishte thjesht një darkë,” thonë burime pranë aktorit.

Pacino, tashmë 85 vjeç, është njohur ndër vite për lidhjet e tij me partnere shumë më të reja në moshë, përfshirë edhe Noor Alfallah, me të cilën ai u bë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare. Fillimisht aktori dyshoi për atësinë, por një test ADN-je e vërtetoi, dhe ai më pas pranoi rolin si prind, edhe pse është raportuar se nuk është shumë i përfshirë në jetën e fëmijës.