Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e Serisë A, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore
Ardian Ismajli e ka mbyllur marrëveshjen me Torinon dhe të hënën do të udhëtojë për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e tij të re dhe për të firmosur kontratën 3-vjeçare.
Ish-mbrojtësi i Empolit, i cili vjen si lojtar i lirë, e kishte pranuar destinacionin që më 26 qershor, por vetëm gjatë 24 orëve të fundit klubi torinez ka rënë dakord të vazhdojë dhe ta përfundojë transferimin. Kishte vonesa për shkak të pritjes së vendimit të mbrojtësit, Saul Koko, për një propozim nga Al-Duhail, por Toro nuk donte të rrezikonte humbjen e Ismajlit gjatë këtij procesi.
Kjo do të thotë se Ismajli tani mund të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Torinon, ndërsa Kokos i jepet gjithë koha që i duhet për të bërë një zgjedhje për të ardhmen e tij. 28-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë në Itali qëkur u largua nga Hajduk Split për te Specia në vitin 2020, duke u transferuar më pas tek Empoli për 2 milionë euro në verën e vitit 2021.
Ismajli numëron 117 paraqitje në Serinë A, me një gol dhe dy asistime. Sipas gazetarit italian Nikolo Skira, Ismajli do të përfitojë 1,1 milionë euro në sezon deri në vitin 2028 me Torinon.
PANORAMASPORT.