Pas fejesës, Blac Chyna dhe Derrick Milano i japin fund marrëdhënies së tyre
Nëntë muaj pas fejesës, Blac Chyna dhe Derrick Milano i japin fund fejesës pas 2 vitesh bashkë.
Ata u fejuan më pak se një vit më parë, gjatë festimeve të Homecoming në Universitetin Howard në tetor.
“Pas shumë lutjesh dhe reflektimi, unë dhe Derrick kemi vendosur të anulojmë fejesën,” shkroi Chyna (emri i vërtetë Angela White) në Instagram Stories më 3 korrik.
“E duam shumë njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë, por besojmë të dy se udhëzimi i Zotit na ka treguar që ky është rrugëtimi i duhur për secilin prej nesh, ndërsa vazhdojmë rrugët tona.”