Sun, Jul 6, 2025

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

  • PublishedJuly 6, 2025

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

Dinamo zbriti sot në fushë për miqësoren e radhës. Testi në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit u zhvillua kundër Ferizajt, dhe u mbyll me barazim pa gola(0-0).

Ky barazim pa gola vjen për dinamovitët pas humbjeve me Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës. Takimi i vetëm miqësor është fituar përballë Ballkanit.

Skuadra e Ilir Dajës ndodhet prej thuajse një muaji në Maqedoninë e Veriut për fazën përgatitore. Javën që vjen pritet kthimi në Tiranë, për t’u fokusuar te përgatitjet në prag të turit të dytë të Ligës së Konferencës.


AlbaniaWeb.net