“Dua të kthehem në shtëpi”, Joao Felix tregon dëshirën për të ardhmen
Lojtari i Chelseat, Joao Felix ka treguar dëshirën e tij për të ardhmen. Ai shprehet se preferon të kthehet te Benfica.
“Dua të kthehem në shtëpi, shtëpia ime është Benfica. Më duhet të rikthehem në shtëpi. Benfica është klubi im i preferuar”.
“Me Bruno Lagen si trajner, dikë që e njoh dhe që ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time, kjo forcon edhe më shumë vendimin tim, dhe do të isha shumë i lumtur të rikthehesha”.
“Aty është ndoshta vendi ku jam më i prirë të shkoj. Ndjej se më duhet të jem në shtëpi, dhe për këtë arsye Benfica është një nga idetë që kam në mendje”,