Gola, spektakël, por dhe një dëmtim i frikshëm, PSG-Bayern “ndez” Botërorin e Klubeve (VIDEO)
PSG “thyen” Bayern Munich 2-0 dhe “fluturon” në fazën gjysmëfinale të Botërorit për Klube, aty ku do të përballet me Real Madrid, një super sfidë që premton spektakël. Dy ekipet, PSG-Bayern, luftuan fort në një 90-minutësh të çmendur, por më shumë kosto, mbi të gjitha për ekipin gjerman, pasi talenti i tyre më i madh, Jamal Musiala pësoi një frakturë në këmbë duke vendosur në dyshim të fortë pjesën më të madhe të sezonit të ri.
PSG mori shpejt kontrollin e lojës, duke krijuar disa raste për gol, por në asnjë moment djemtë e Luis Enriques nuk ishin të saktë në pasin final. Bayern reagoi me një aksion të bukur, me Olise që tentoi kuadratin, por Donnarumma reagoi saktë duke devijuar goditjen e francezit. Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, një futboll ofensivë, me dy portierët Donnarumma dhe Neuer që u kthyen në protagonist absolut, si në minutën e 32-të, ku kapiteni i Bayern ndali në mënyrë flagrante goditjen e Kvaras shumë pranë vijës fatale. Bayern gjeti edhe rrugën e rrjetës me Upamecano-n, por gjyqtari anësor anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Në limitet e pjesës së parë, gjatë një aksioni pa shumë pretendime, Donnarumma në përpjekje për të kontrolluar topin, mori përpara edhe Musiala-n, me talentin gjerman që pësoi një dëmtim të frikshëm, një thyerje të këmbës që e solli panik tek lojtarët e të dy ekipeve, me Musiala-n që doli me barelë ndërsa portieri italian shpërtheu në lot pasi kuptoi shkallën e rëndë të dëmtimit.
Fraksioni i dytë ishte edhe me fantastik, me PSG që gjeti më në fund rrugën e rrjetës, ku Doue me një goditje perfekte në minutën e 78-të kapi në kudra kohë Neuer duke kaluar PSG në avantazh. Në minutat e mbetura, francezë mbetën me 9 lojtarë, ku fillimisht u ndëshkua me karton të kuq Pacho për një faull të rrezikshëm ndaj Goretzka-s, ndërsa në minutën e 92-të, Hernandez la ekipin me 10-të lojtarë pas një faulli antisportiv. Pavarësisht se me dy lojtarë më pak në fushë, PSG kapi “mat” Bayern në shtesë, ku Dembele në tentativën e tij të dytë u tregua i saktë duke hipotekuar fitoren 2-0 të kampionëve francez që vijojë sezonin e tyre perfekt, këtë herë duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Botërorit për Klube.
()