Sun, Jul 6, 2025

Shokuese/ E b*llizojnë dhe e hedhin në ferra, një grup vajzash detyrojnë bashkëmoshataren t’i flasë një adoleshenti me fjalë banale: Thuaj të hëngsha k****! Do të rrjep si pula (VIDEO)

  • PublishedJuly 6, 2025

Shokuese/ E b*llizojnë dhe e hedhin në ferra, një grup vajzash detyrojnë bashkëmoshataren t’i flasë një adoleshenti me fjalë banale: Thuaj të hëngsha k****! Do të rrjep si pula (VIDEO)

Një rast i rëndë bullizmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët, ku disa vajza adoleshente janë filmuar duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një bashkëmoshatareje në qytetin e Fierit.

Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, shihen tre vajza, të cilat thërrasin njëra-tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, teksa ofendojnë, godasin dhe poshtërojnë viktimën. Vajzat e sulmojnë të renë duke e kapur për flokësh, duke e qëlluar me pëllëmbë dhe duke e detyruar të thotë fjalë ofenduese në drejtim të vetes dhe të tjerëve.

Në një moment, Marsi, e cila duket të jetë më agresivja në grup, dëgjohet duke kërcënuar rëndë vajzën.

“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu… unë do të të rrjep si pula. Do të t’i heq leshtë e kokës, do të bëj tullace. Unë të kam mbajtur si motër!”

Më tej, vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe e detyrojnë adoleshenten t’i flasë atij me fjalë banale. Pas kësaj, Marsi e godet sërish dhe e shtyn drejt një zone me ferra.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa akoma deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Fierit.

PAMJE TË RËNDA