Mon, Jul 7, 2025

VIDEO/ Nedim Bajrami protagonist, dhuron asist me Rangers

  • PublishedJuly 6, 2025

VIDEO/ Nedim Bajrami protagonist, dhuron asist me Rangers

Rangers barazoi 2-2 ndaj Brugge, në një ndeshje miqësore. Në këtë takim, protagonist ishte edhe Nedim Bajrami, i cili dhuroi një asist.

Në minutën e 88-të, Bajrami shërbeu mjaft mirë për Curtis, i cili nuk fali.

Edhe pse lojtari i kombëtares u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, ai ia doli që të lërë gjurmë.

26-vjeçari ka kontratë me gjigandët skocez deri në vitin 2028.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në sezonin e ri futbollistik.


AlbaniaWeb.net