Fri, May 8, 2026

Berisha vijon me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit, publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist elektoral, voton për qytetarët

Berisha vijon me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit, publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist elektoral, voton për qytetarët
  • PublishedJuly 7, 2025

Sali Berisha vijon denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.

Ai deklaroi në konferencën me gazetarë se komisionerët po votojnë në vend të qytetarëve në qendrat e votimit.

Berisha: Mund të kisha rreshtuar këtu qindra e qindra raste, por unë kam sjellë vetëm disa për kursim kohe. Dhe këto disa janë vetëm në një qendër, imagjinoni ju po të shtriheshin në qendrat e tjera. Votuesi shkon aty se plusin po e vendos komisioneri. Tani ai e palos, votuesi ka për detyrë të palosë fletën e votimit që e votoi komisioneri. Është e njëjta qendër votimi. Edhe këtu, komisioneri shoqëron votuesin dhe voton. Komisionieri terrorist elektoral. Është zona e kartelit të Suel Çelës. 2285, mos gabohem, është qendra e votimit. Detyra e tij është vetëm të palosë fletën e votimit.

Prapë, komisioneri…

Unë thashë kam marrë disa, po mund t’u sillja këtu me qindra. Vetëm nga një qendër ë, se është e lehtë të diktohet që është e njëjta qendër. Harroi ta përqafonte…

Beso dhe kontrollo…

Komisioneri terrorist elektoral… Ja mbi se qëndron mandati i katërt i Edi Ramës, mbi krimin, drogën. Po, po, edhe ky i dikton votën. E shihni cili ka qenë votimi? Tani do votojë edhe ky vetë prapë, sa herë të dojë. Vazhdon komisioneri.