Fri, May 8, 2026

Britania e Madhe rihap ambasadën në Teheran! Londra rikonfirmon angazhimin për sigurinë e shtetasve britanikë në Iran

Britania e Madhe rihap ambasadën në Teheran! Londra rikonfirmon angazhimin për sigurinë e shtetasve britanikë në Iran
  • PublishedJuly 7, 2025

Britania e Madhe ka rihapur zyrtarisht ambasadën e saj në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht pas përshkallëzimeve të fundit të situatës së brendshme në Iran. Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Jashtëm britanik, Hamish Falconer, gjatë një deklarate në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne kemi rihapur ambasadën tonë në Teheran. Është emëruar një person përgjegjës dhe do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë të plotë në garantimin e sigurisë së shtetasve britanikë në Iran,” deklaroi Falconer.

Vendimi vjen në një kohë të ndjeshme për marrëdhëniet diplomatike Londër–Teheran, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme dhe shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë e qytetarëve të huaj në Iran.

Ambasada britanike ishte mbyllur përkohësisht disa javë më parë, pas protestave dhe trazirave të brendshme që e bënë të pasigurt qëndrimin e personelit diplomatik në vend.

Analistët në Londër e shohin këtë hap si një tentativë të matur për normalizim të kufizuar të marrëdhënieve, me theks të qartë tek interesat strategjikë dhe mbrojtja e shtetasve britanikë në territorin iranian. Rihapja e ambasadës sinjalizon përpjekjen e qeverisë britanike për të ruajtur kanale të hapura komunikimi diplomatike, edhe në një klimë të trazuar gjeopolitike.