Fri, May 8, 2026

“Ça ke që bërtet?”- E moshuara nuk i bindet efektivëve bashkiakë dhe gardës, ndalon Ramën në Vlorë (VIDEO)

“Ça ke që bërtet?”- E moshuara nuk i bindet efektivëve bashkiakë dhe gardës, ndalon Ramën në Vlorë (VIDEO)
  • PublishedJuly 7, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë në ambientet e Bashkisë, me fokus problematikat e sezonit turistik dhe zënien e hapësirave publike nga subjektet private.

Pas përfundimit të takimit, një qytetare e moshuar kërkoi ta takonte kryeministrin, por u ndalua nga efektivët e policisë dhe shoqërues të Gardës. Megjithatë, gruaja nuk u tërhoq dhe vijoi të bërtiste me këmbëngulje për të tërhequr vëmendjen.

Në këtë moment ndërhyri vetë kryeministri, i cili u afrua dhe e pyeti: “Ça ke që bërtet?”

Rama dëgjoi shqetësimin e saj dhe më pas i kërkoi kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, që të merrej me rastin dhe ta adresonte çështjen e ngritur nga qytetarja.

Kujtojmë se takimi në Vlorë vjen në kuadër të fushatës për lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e shërbimeve gjatë sezonit turistik.