Wed, Jul 9, 2025

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

  • PublishedJuly 8, 2025

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia ka fituar 1-0 ndaj Breidablik, në ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League. Një sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që shkojnë në sfidën e kthimit të avantazhuar.

Në pjesën e parë, kampionët e Shqipërisë “flirtuan” disa herë me golin por vetëm kaq. Në fillimin e pjesës së dytë, provoi Bakayoko, por pa rezultat.

Ekipi i Tetovës shënoi ndaj islandezëve vetëm në fund. Gruda, me një goditje tokazi, mposhti portierin kundërshtar. Ndeshja e kthimit do luhet në Islandë, pas disa ditësh.

Në takimet e tjera të ekipeve shqiptare, Drita mundi 1-0 Differdange, ndërsa Shkëndija barazoi 0-0 në Uells ndaj TNS.


AlbaniaWeb.net